LAJMI I FUNDIT:

Ibra: ‘Fenomeni’ larg më i mirë se Ronaldo, ai është talent i lindur ndërsa portugezi jo!

Ibra: ‘Fenomeni’ larg më i mirë se Ronaldo, ai është talent i lindur ndërsa portugezi jo!

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic u pyet se çka i dallon yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon nga dyshja braziliane Ronaldo dhe Ronaldinho dhe ai mendon se diferenca është shumë e thjeshtë.

Është e vështirë për tifozët e futbollit të zgjedhin Ronaldon e preferuar,  por Zlatan Ibrahimovic beson se ‘Fenomeni’ lë nën hije rivalin e tij portugez, i cili mban emrin e njëjtë.


“Ëndërroj të bëhem Ronaldo i ri”
Lexo po ashtu “Ëndërroj të bëhem Ronaldo i ri”

“Unë mendoj se Ronaldo, Il Fenomeno, ishte më i miri. Për mua, ky ishte një shembull i asaj që futbolli është. Çdo gjë që ai bënte, ju bëri të thoni ‘ëoë’. Mënyra si ai driblonte ishte e papërshkrueshme”, ka thënë Ibrahimovic për ESPN Brasil.

“Ronaldo ishte i natyrshëm, ai ishte i lindur për të qenë ai që ishte. Nuk ishte diçka që ai trajnoi për tu bërë. Ky lloj i lojtarit nuk është i bërë, është i lindur. Ai është unik”, përcjell Telegrafi.

CR7: Ky ishte viti më i mirë në karrierën time
Lexo po ashtu CR7: Ky ishte viti më i mirë në karrierën time

“Ne [Ronaldinho dhe Ibrahimovic] luajtëm së bashku te Milan, por ai nuk ka jetuar ditët më të mira si më parë, por unë e dua lojën e tij, driblimet i kishte të shpejta dhe kur ai donte i bënte të tjerët të duket si fëmijët rreth tij”.

“Sa për Cristiano Ronaldon, ne nuk luajtëm së bashku. Kjo është e ndryshme, sepse ai është rezultat i trajnimit të madh. Kjo nuk është e natyrshme”, përfundoi sulmuesi suedez. /Telegrafi/

Ibra duke ia dhuruar një fanellë të PSG-së ‘Fenomenit’