LAJMI I FUNDIT:

“Ia zgjata dorën, por i kishte duart e lidhura”, Musliu tregon momentin kur kishte pa Kurtin në korridorin e gjykatës në Serbi

Në mesin e personave që mbaheshin në burgjet e Serbisë pas luftës së fundit në Kosovë ishte dhe Albin Kurti, i cili ngarkohej për vepër penale të bashkimit për veprimtari armiqësore lidhur me veprën penale të terrorizmit dhe “bandave terroriste të UÇK-së”.

Kurti në atë kohë ishte pjesë e disa proceseve gjyqësore në Serbi, por gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu sjell për Telegrafin një rrëfim të shkurtër të momentit se si e kishte pa Albin Kurtin në korridoret e gjykatës në Serbi.


Musliu tha se në fillim nuk e kishte njohur pasi i kishte prerë flokët dhe ishte i ulur në korridor para se të fillonte seanca gjyqësore ndaj tij.

Gjyqet kundër Albin Kurtit dhe ish të burgosurve të tjerë në Serbi në librin “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)”
Lexo po ashtu Gjyqet kundër Albin Kurtit dhe ish të burgosurve të tjerë në Serbi në librin “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)”

“Ka qenë një kontakt i parë para se me fillu gjykimi me Albin Kurtin. Atë moment kurrë nuk do ta heq nga mendja sepse ishte në korridor. Nuk e njifsha, i kishte flokët e shkurtra dhe e pyeta gardianin se ku mbahet seanca gjyqësore. Tha se në këtë sallë. Dhe në atë moment po shoh që ishte ulur dikush aty dhe ai mu drejtua ‘Fahri’, e pash Albinin ia zgjata dorën, ai i kishte duart e lidhura. Ishte një moment shumë pikëllues…më ka mbet në kohë ai rast”, tha Musliu.

I pyetur se a ka shkëmbyer ndonjë fjalë me Kurtin, ai tha: “ I thash ke shumë përshëndetje prej babës, se më patë thirr baba i tij dhe prej miqve të tjerë, Zenunit e shokëve tjerë dhe mbaju”, tregoi Musliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori