LAJMI I FUNDIT:

Gjyqet kundër Albin Kurtit dhe ish të burgosurve të tjerë në Serbi në librin “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)”

Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu sot ka promovuar librin e dytë “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)”, i cili përmban informata për proceset e ndryshme gjyqësore individuale dhe grupore të ish burgosurve politikë shqiptarë nëpër gjykatat e Serbisë.

Musliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se i ka ndjekur nga afër pothuajse të gjitha proceset gjyqësore të burgosurve politikë në atë periudhë kohore në Serbi.


Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu /Foto: Ridvan Slivova/

Ai theksoi se ka përcjellë disa seanca gjyqësore kundër Flora Brovinës, Albin Kurtit, procesin kundër grupit të studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, kundër grupit gjakovar prej 145 vetash dhe rastin ‘Kleçka’.

Musliu tregoi se si i erdh i ideja për ribotimin e këtij libri.

“Ideja për ribotimin e librit ka rrjedhë nga fakti se qytetarët e Kosovës e kanë harru kohën kur është botuar libri i parë. Sidomos botimi i parë në vitin 2002 ka pas një titull tjetër ‘Gjykimet e pengjeve’, dhe e vëreja se askush nuk mund të kuptojë se për çfarë është fjala. Fjala e vërtetë është për pengjet e luftës, që janë burgosur në Kosovë, janë mbajtur si robër dhe janë transferuar në Serbi si robër lufte”, tha ai.

Musliu gjithashtu tregoi se nuk ka marr mbështetje financiare për botimin e librit nga Qeveria e Kosovës.

“Falë një sponsorisuesi nga Prizreni, që pjesërisht e financoi, vendosa ta botoj librin. Fatkeqësisht nuk është paguar lektori apo njerëzit tjerë që kanë punu, pasi nuk kishim mjete”, tha Musliu.

Musliu tregon se sa vështirë ishte në ato vite që një gazetar shqiptar të raportojë nga Serbia.

“ Puna si gazetar në Beograd, ka qenë jo e lehtë, për arsye se të raportosh nga një mjedis, i cili është në konflikt me mjedisin për të cilin raportoni ju, duhet të jesh vërtet një mjeshtër i madh, kjo është një përvojë e madhe, sepse duhet të balancosh gjërat. Unë nuk jam njeri që e rrënoj ura, po unë gjithmonë jam munduar të ngre ura”.

Avokati Teki Bokshi, i cili ka përfaqësuar shumë të burgosur në proceset gjyqësore që shtjellohen në këtë libër, ka treguar se si iu dha mundësia që të ju ofrojë ndihmë juridike në Serbi.

“Kur mu ka ofru mundësia me shku në Serbi me kërkesën, me lutjen faktikisht, të Natasha Kandiqit, s’kam menduar fare, kam shku atje… Më ka shty motivi për mujt me ju ndihmu atyre njerëzve që kanë qenë në kthetrat e shtetit serb. Faktikisht kam fillu prej fundit të korrikut. Kemi qenë tre avokatë në kuadër të Fondit për të Drejtën Humanitare. Kemi shku në të gjitha burgjet serbe dhe ju kemi ofruar ndihmë juridike personave të cilëve nuk kanë pas avokatë të angazhuar në dispozita private”, tha ai.

“Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)”, promovohet libri i autorit Fahri Musliu
Lexo po ashtu “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)”, promovohet libri i autorit Fahri Musliu

I pyetur se si e vlerëson librin e Fahri Musliut, ai tha: “Në Kosovë ka njerëz që kanë sakrifikuar, që janë keqtrajtuar prej autoriteteve serbe, prej njerëzimit totalitar, prej njerëzimit antishqiptar, praktikisht i vetmi ngushëllim është ky libër”.

Ndryshe, libri “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)” përmban informata për proceset e ndryshme gjyqësore individuale dhe grupore, nëpër gjykatat e Serbisë, ku përpunohen në veçanti pesë procese që kanë zgjuar interesimin e opinionit të vendit dhe të atij ndërkombëtar. siç ishte procesi gjyqësor kundër Flora Brovinës, procesi kundër Albin Kurtit, procesi kundër grupit të studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, ai kundër grupit gjakovar prej 145 vetash dhe rasti ‘Kleçka’- kundër kushërinjve Mazreku.

Promovim i këtij libri është mundësuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Ky libër është botimi i dytë me plotësime i librit me titull ‘Gjykimet e pengjeve’ që autori Fahri Musliu e publikoi në vitin 2002. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori