LAJMI I FUNDIT:

“Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)”, promovohet libri i autorit Fahri Musliu

“Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)”, promovohet libri i autorit Fahri Musliu

Sot është promovuar libri “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)”, nga gazetari dhe publicisti Fahri Musliu.

Musliu tha se i ka ndjekur nga afër pothuajse të gjitha proceset gjyqësore të burgosurve politikë në atë periudhë kohore në Serbi.


Ai tregoi se ka përcjellë disa seanca ndaj Flora Brovinës për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe disa të tjera të Albin Kurtit, siç tha ishte burgosur si udhëheqës i studentëve dhe zëdhënës i Zyrës së Adem Demaçit.

Avokati Teki Bokshi i cili ka përfaqësuar shumë të burgosur në proceset gjyqësore që shtjellohen në këtë libër ka thënë se lufta e fundit në Kosovë ishte shumë e rëndë.

“Si është zhvilluar procesi i luftës në Kosovës kam menduar në atë kohë që Kosova duhet të ndërtoj një mur kinez, por pasi përfundoi lufta erdhi Natasha Kandiq dhe më kërkoi që të takoj të burgosurit në burgjet e Serbisë. Herën e parë shkuam në çdo burg. Ditët e para kur shkuam në burgje, një pjesë madhe s’na ka njoftuar duke menduar se jemi agjentë të Serbisë…”, tha ai.

Bokshi më tej shtoi se botimi dhe rëndësia e këtij libri është mjaft i vlefshëm.

Libri “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)” përmban informata për proceset e ndryshme gjyqësore individuale dhe grupore, nëpër gjykatat e Serbisë, ku përpunohen në veçanti pesë procese që kanë zgjuar interesimin e opinionit të vendit dhe të atij ndërkombëtar: procesi gjyqësor kundër Flora Brovinës, procesi kundër Albin Kurtit, procesi kundër grupit të studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, ai kundër grupit gjakovar prej 145 vetash dhe rasti ‘Kleçka’- kundër kushërinjve Mazreku.

Ndryshe, promovim i këtij libri është mundësuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Ky libër është botimi i dytë me plotësime i librit me titull ‘Gjykimet e pengjeve’ që autori Fahri Musliu e publikoi në vitin 2002.

Gazetari dhe publicisti i njohur Fahri Musliu, karrierën e tij e nisi në gazetën ‘Rilindja’ në vitin 1968 dhe këtë profesion vazhdoi ta ushtronte deri në pensionim e tij në vitin 2013.

Ai studioi Gazetarinë në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, nga ku edhe punoi fillimisht si korrespondent i rregullt i gazetës ‘Rilindja’ dhe bashkëpunëtor i shumë gazetave dhe revistave të tjera shqipe në Kosovë.

Musliu ka bashkëpunuar me gazetat ‘Borba’, ‘Nasha Borba’ e ‘Danas’ të Beogradit dhe ‘Vjesnik’ të Zagrebit. Ka punuar një periudhë të gjatë si korrespondent i seksionit shqip të ‘Zërit të Amerikës’ nga Beogradi, e pastaj edhe ne Radio Televizionin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori