LAJMI I FUNDIT:

Ia kafshon dhe këput gjysmën e veshit shoqes, nëna nga Uelsi dënohet me katër vite e gjysmë burgim (Video, +18)

Ia kafshon dhe këput gjysmën e veshit shoqes, nëna nga Uelsi dënohet me katër vite e gjysmë burgim (Video, +18)

Një nënë është dënuar me katër vite e gjysmë heqje lirie, pasi ia kishte këputur gjysmën e veshit mikeshës së saj në një qebaptore pasi e kafshoi me gjithë forcën.

Victoria Burgess, 27-vjeçe, ia kishte këputur gjysmën e veshit mikeshës Jenna Edwards, pasi dyshja nën ndikim të alkoolit kishte pasur një mosmarrëveshje për një shumë të parave, me ç’rast janë rrahur brutalisht në lokal, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë të vendosura brenda lokalit në Newport të Uelsit, shfaq Edwards duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha, derisa Victoria ia ngul dhëmbët në vesh të cilin pjesërisht ia këput.

Prokurorja Bethan Evans, ka deklaruar se dyshja kishin filluar të grinden para se Burgess ta sulmonte brutalisht mikeshën e saj.

“Burgess filloi t’i bërtas mikeshës, e akuzonte për vjedhje të parave. Viktima pak gjëra i mban në mend nga ky moment, por kafshimi ishte aq i fortë që  gjysma e veshit të saj përfundon në gojën e Burgess”, ka shtuar prokurorja Evans.

Copa e këputur e veshit ishte futur në frigorifer me shpresën se pas ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët do të arrijnë t’ia kapin. Ndërkaq sulmuesja është dënuar me katër vite e gjysmë burgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori