“I thashë Barcelonës se mund ta fitonte Topin e Artë”, Ivan Rakitic parashikoi të ardhmen e Ousmane Dembeles

Ish-mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic është ndër të paktit që ka besuar se Ousmane Dembele mund ta fitonte Topin e Artë.
Në një intervistë me gazetën L'Equipe, Rakitic vlerësoi Dembelen. Mesfushori 37-vjeçar kujtoi se u kishte thënë shokëve të tij të skuadrës te Barcelona se sulmuesi aktual i PSG-së kishte diçka të veçantë dhe një ditë mund të bëhej fitues i Topit të Artë.
“Kur ai mbërriti në Barcelonë, u thashë menjëherë shokëve të skuadrës se ky djalë kishte diçka të veçantë dhe se mund të bëhej fitues i Topit të Artë. Ai mund të bëjë një ndryshim të madh falë cilësive të tij dhe e bën këtë me kaq lehtësi”, ka thënë fillimisht Rakitic, përpara se të shprehte lumturinë e tij për suksesin e Dembeles.

"Jam i lumtur dhe krenar që shoh çfarë ka arritur, por edhe që shoh se është i lumtur. Mendoj se është shumë e rëndësishme për të që është takuar me Luis Enriquen. Ky mund të jetë fillimi i disa viteve dominim në nivelin më të lartë”.
“Shpresoj që ai të mos vuajë më nga lëndime. Por jam i sigurt dhe mund ta shoh - se ai është një lojtar që kënaqet duke luajtur. Ne ndamë momente të mrekullueshme së bashku në Barcelonë dhe jam i lumtur që ia doli. Ai e meriton plotësisht”, përfundoi kroati. /Telegrafi/



















































