Këngëtarja Loreta Kaçka së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri.

“I pa pam” titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën do ta sjell të realizuar edhe me videoklip, transmeton Telegrafi.


Kënga e punuar nga Arsim Bunjaku dhe Irkenc Hyka do të vijë e vizuelizuar nga produksioni “Max Production”.

Ndryshe Lori këto ditë ishte e lakur në media edhe për lidhjen e saj të dashurisë, të cilën e zbuloi në emisionin e Big Mamës, por duke mos zbuluar asgjë më shumë se kush është i dashuri i saj dhe si i u njohën. /Telegrafi/