eksperti-banner

Njësia policore e Stacionit Policor në Mitrovicë Veri sot rreth orës 02:00 gjatë patrullimit në rrugën “Zoran Gjingjiq” kanë vërejtur se një person i gjinisë mashkullore ishte duke sulmuar një grua dhe një burrë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitë policore menjëherë e kanë arrestuar të dyshuarin dhe te gjitha palët e involvuara ne rast janë sjellë ne stacion policor për procedura policore, viktimat kanë refuzuar të dërgohen për tretman mjekësor.


“Gjatë intervistimit të viktimave është kuptuar se i dyshuari dhe viktimat janë në lidhje familjare. I dyshuari pas testit të alkoolit ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.06 promil alkool në gjak. Lidhur ma rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe në koordinim me të është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ ndërsa i dyshuari është ndaluar në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës apelon që çdo rast i dyshuar i dhunës në familje të raportohet. Të gjitha rastet do të trajtohen me profesionalizëm dhe seriozitet, në përputhje me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së viktimave dhe parandalimin e dhunës. /Telegrafi/