LAJMI I FUNDIT:

Hyundai krijon për herë të parë tavanin transparent, të pajisur edhe me airbag (Foto)

Hyundai krijon për herë të parë tavanin transparent, të pajisur edhe me airbag (Foto)

Hapësira e mëdha në pjesën e sipërme të makinës, mund të jenë fatale për udhëtarët në rast të aksidenteve, veçanërisht gjatë rrotullimeve.

Megjithëse kohëve të fundit, janë shumë të përhapura tavanet transparente, sepse pëlqehen kryesisht prej atyre që ulen pas, asnjë prodhues nuk është kujdesur për sigurinë që ofrojnë, transmeton Telegrafi.


Në procesin e rritjes së sigurisë në vetura, Hyundai ka ndërmarrë veprime konkrete që të rrisë sigurinë në këtë pjesë, duke u bërë e para kompani që ofron këtë mundësi.

Madje, me 0.08 sekonda shpejtësi në hapje, është në mesin atyre që i kanë më të përsosura këta jastëkë ajri. /Telegrafi/