LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Prokuroria dhe Gjykatat mos t’i lënë në sirtarë lëndët që kanë të bëjnë me trafikim

Hyseni: Prokuroria dhe Gjykatat mos t’i lënë në sirtarë lëndët që kanë të bëjnë me trafikim

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në një konferencë për media, ku ka folur për raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me rezultatet e punës së Republikës së Kosovës kundërtrafikimit të qenieve njerëzore.

Ai ka thënë se shumë prej rekomandimeve që SHBA-ja i ka përfshi në raport e tyre janë përfshirë edhe në strategjinë tonë kombëtare kundër trafikimit me qenie njerëzore.


“Ne jemi vonuar me emërimin e koordinatorit nacional në këtë fushë, mirëpo mund të them se që nga emërimi i tij kemi avancim dhe përparim në këtë fushë . Rekomandimet konsistojnë në forcimin e hetimeve në rastin e trafikimit të qenieve njerëzore, ndjekjen e kryerësve duke përfshirë këtu edhe zyrtarët e involvuar në këtë dukuri makabre. Kujtoj rastin e dy zyrtarëve ndaj të cilëve ka pasur procedurë dhe ende nuk e dimë rastin final që ka marrë ajo procedurë”, ka thënë Hyseni, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se po ashtu tjetër rekomandim që vjen nga SHBA-të është edhe zgjerimi i rrjetit të strehimoreve të viktimave të trafikimit në Kosovë, që duhet të zgjerohet edhe në katër komuna.
Hyseni ka apeluar tek prokuroria dhe gjykatat që të jenë më efikase në zgjidhjen e lëndëve që kanë të bëjnë me trafikim të qenieve njerëzore.

“Pa dashur që të hedh faj, ne duhet të bëjmë konstatimet adekuate nëse duam ta luftojmë këtë dukuri makabre. Prokuroria dhe gjykatat duhet të jenë më efikase. Lëndët që kanë të bëjnë me kriminelë në këtë fushë nuk duhet të lihen në sirtarë dhe të zvarriten”, ka thënë Hyseni.

Ai ka thënë se ata persona që merren me trafikim të qenieve njerëzore nuk mund të quhen ndryshe pos kriminelë të organizuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori