LAJMI I FUNDIT:

“S’ka kthim demarkacioni si kusht për liberalizim të vizave”

“S’ka kthim demarkacioni si kusht për liberalizim të vizave”

Ratifikimi i Projektligjit për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, sipas Skender Hysenit është dashur të kryhet kohë më parë.

Ministri i Punëve të Brendshme në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se demarkacioni është në interes të Kosovës, transmeton Koha.net.


“Është në interes të Kosovës dhe jetik për çdo shtet, shumë procese evitohen me qartësi kufijsh”, tha ai teksa shtoi se gjithçka varet debati në Kuvend të Kosovës, që duhet të hapet pashmangshmërisht.

“Sa më parë, aq më mirë dhe të hapet debati në Kuvend të Kosovës, ai mund ta vendosë që të hetojë të gjithë procesin, por duhet të hapet debati”, u shtua nga Hyseni.

Ai foli edhe për votën që duhet të japin deputetët për demarkacion.

“Thirrja ime është që ta debatojnë, ta analizojnë më të madh të mundshëm, thirrja ime është që nëse ata konstatojnë që ta votojnë bindshëm nëse e vlerësojnë ashtu”, përfundoi Hyseni.

Pasi është marrë vendimi për dhënie të propozimit nga Komisioni i Jashtëm Evropian për liberalizim të vizave, ai thotë: “Është kusht për liberalizim e unë kam insistuar që mos të jetë kusht. Është diskutuar pas vendimit. Unë personalisht kam diskutuar. Ditën që është shpallur rekomandimi kam qenë i ftuar në Bruksel. Është vendim i komisionit dhe nuk mund ta zhbëj as Parlamenti Evropian”, ka thënë Hyseni.

Liberalizimi i vizave, sipas tij, është interes jetik për kosovarët.

“Krijohen shumë mundësi me dal jashtë vendit, e më pas kjo është jetike për kosovarët. Kosovarët më dhimbsen më së shumti që nuk ka viza”, përfundoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori