LAJMI I FUNDIT:

Hysaj: Ka qenë vit i vështirë, shpresojmë ta mbyllim me fitore

Hysaj: Ka qenë vit i vështirë, shpresojmë ta mbyllim me fitore

Shqipëria do të zhvillojë ditën e shtunë ndeshjen e katërt miqësore të muajit nëntor, që përkon edhe me sfidën e fundit për këtë vit kalendarik.

Kuqezinjtë do të luajnë kundër Armenisë në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 17:30.

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, teksa iu përgjigj interesit të mediave u shpreh se kuqezinjtë duhet të marrin një fitore kundër Armenisë, për të harruar këtë vit të vështirë. Ai falënderon edhe tifozët për mbështetjen, ndërsa flet edhe për lojtarët e rinj në Kombëtare.


Ndeshja kundër Armenisë – Besojmë që duhet të marrim një fitore sepse ka qenë një vit i vështirë dhe nuk kemi pasur fitore. Besoj që duhet një fitore për ta mbyllur dhe për të harruar këtë vit që kaloi sepse kemi kaluar momente të vështira e momente të mira. Por kështu e ka futbolli dhe të gjithë çunat e duan një fitore kundër Armenisë.

Lojtarët e rinj në Kombëtare? – Kam takuar djemtë e rinj që kanë ardhur, janë shumë të edukuar, stërviten mirë, i japin një dorë skuadrës dhe kanë edhe cilësi. Siç e pamë edhe kundër Italisë, u futën dhe treguan kualitetin e tyre dhe besoj që në këtë ndeshje do të kenë më shumë mundësi të tregojnë veten dhe t’i tregojnë të gjithëve që bëjnë për Kombëtaren dhe duhet të luftojnë për Kombëtaren.

Mungesa e lojtarëve – Gjithmonë mirë është që të jemi të gjithë si ekip. Si edhe përpara kemi pasur mungesa në ndeshjet e kaluara dhe kjo mund t’i vështirësojë ndeshjet tona dhe lojën tonë, por në Kombëtare duhet të vijnë të gjithë me qejf, pasi Kombëtarja është ëndrra e të gjithëve. Dhe është një komb që na vjen mbrapa, e pamë edhe në ndeshjen me Italinë, i falënderoj të gjithë tifozët sepse po na mbështesin. Dhe në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024 duhet të tregojmë që jemi një grup i fortë dhe të tregojmë vlerat tona sepse i kemi.

Individi apo skuadra? – Duhet të jemi skuadër. Individ është edhe Messi dhe nuk po arrin të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën. Ne jemi një grup i mirë, jemi një grup lojtarësh që duhet të bashkohemi akoma sepse ka edhe çuna të rinj që nuk e kuptojnë akoma mirë. Duhet të jemi të mirë ne të vjetrit që t’i fusim në grup mirë dhe t’i japim një dorë  sepse janë lojtarë me rëndësi dhe duhet që ta kuptojnë që mund të japin më shumë.

Objektivat e ndeshjes nesër – Kemi qëndruar në Kombëtare që t’i mbyllim sa më mirë miqësoret e këtij muaji. Për ne nuk ka rëndësi nëse është Armenia apo Italia. Objektivi ynë nuk ndryshon. Ndaj Italisë kishim mundësitë tona për të shënuar. Duhet të luajmë njësoj edhe kundër Armenisë, të qetë. Ta dimë vlerën tonë dhe ta dimë edhe se deri ku mund të arrijmë. Të japim maksimumin dhe besoj se do të marrim një fitore në fund.

Mesazhi për tifozët – Me Italinë stadiumi ishte plot sepse kombëtarja italiane ka shumë mbështetës këtu, por ne jemi të vetëdijshëm se tifozët nuk na kanë braktisur kurrë. Na kanë mbështetur dhe na kanë qëndruar afër dhe na kanë mbështetur kudo ku kemi luajtur, jo vetëm në Shqipëri. Janë ndër pikat tona më të forta dhe duhet t’i falenderoj shumë, ndaj ne duhet të fitojmë ndaj Armenisë edhe për tifozët, që të mbyllim këtë vit me fitore.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori