Nga sot hyn në fuqi plani i emergjencës së Bashkimit Evropian që i paraprinë ndërprerjes së mundshme të furnizimeve me gaz nga Rusia.
Në bazë të planit, vendet anëtare të BE-së, përveç Hungarisë, angazhohen vullnetarisht që nga 1 gushti 2022 deri më 31 mars 2022 të reduktojë me 15 për qind të konsumit të gazit, krahasuar me konsumim mesatar gjatë së njëjtës periudhë në pesë vitet e fundit.
Sipas përllogaritjeve, përmes këtij plani pritet të kursehen 45 miliardë metër kub gaz. Vetëm Gjermanisë do t’i duhet konsumojë rreth 10 miliardë metër kub gaz më pak.
Synimi i planit është përgatitja për mundësinë e një ndërprerjeje të plotë të furnizimeve me gazin rus për vendet anëtare të BE-së, pasi Moska ka pakësuar ndjeshëm furnizimet e bllokut me gazin e saj gjatë muajve të fundit.
Plani i ri i emergjencës gjithashtu parashikon mundësinë e vendosjes së kuotave të detyrueshme të kursimit të gazit në të gjithë BE-në në rast mungese të madhe të furnizimeve me gaz.
Masat vijnë në momentin kur zyrtarët evropian shqetësohen se kompania shtetërore ruse Gazprom, mund të refuzojë të rifillojë furnizimet përmes gazsjellësit “Nord Stream I”. Tubacioni është një arterie jetike që lidh rezervat e mëdha të gazit të Rusisë me kontinentin nëpërmjet Gjermanisë.
Në një deklaratë për planin, KE-ja pati thënë se do të ketë masa për të ndihmuar vendet anëtare të BE-së të përmbushin reduktimet e nevojshme, duke përfshirë një “përqendrim në zëvendësimin e gazit me lëndë djegëse të tjera dhe kursimin e përgjithshëm të energjisë në të gjithë sektorët”.
Të paktën 15 vende anëtare të BE-së, që përfaqësojnë më shumë se 65 për qind të popullsisë së përgjithshme të bllokut do të duhet të japin miratimin e tyre për aktivizimin e alarmit për uljen e detyrueshme të konsumit të gazit.
Shtetet anëtare kanë afat deri në shtator për të treguar se si do të jenë në gjendje ta përmbushin këtë objektiv.
Disa vende anëtare, ndër to Italia dhe Spanja, kanë siguruar përjashtimin nga një situatë e tillë, dhe do t’u duhet të kursejnë më pak se 15 për qind të konsumit.
Plani i emergjencës fillimisht do të jetë në fuqi për një vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën