LAJMI I FUNDIT:

“Rusia po na shantazhon”: Komisioni Evropian përcakton planin për të reduktuar përdorimin e gazit në Evropë me 15 për qind

“Rusia po na shantazhon”: Komisioni Evropian përcakton planin për të reduktuar përdorimin e gazit në Evropë me 15 për qind

Komisioni Evropian paraqiti të mërkurën planin e tij për të reduktuar përdorimin e gazit në Evropë me 15%, ndërsa përpiqet të forcojë qëndrueshmërinë e BE-së ndaj energjisë, mes tensioneve me furnizuesin kryesor Rusinë.

Duke shpallur paketën “Kurseni gazin për një dimër të sigurt”, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se 12 shtete anëtare ishin goditur nga një ndërprerje e pjesshme ose e plotë e furnizimit me gaz rus, përcjell Telegrafi.


Dhe Von der Leyen paralajmëroi se mbyllja totale e gazit rus ishte një “skenar i mundshëm”.

“Rusia po na shantazhon. Rusia po përdor energjinë si armë”, citohet të ketë thënë ajo.

BE arrin marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit – Putin e pranon se Rusia po përballet me “probleme kolosale” të teknologjisë
Lexo po ashtu BE arrin marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit – Putin e pranon se Rusia po përballet me “probleme kolosale” të teknologjisë

Paketa propozon një objektiv për të gjitha shtetet anëtare për të reduktuar kërkesën për gaz me 15% midis gushtit 2022 dhe marsit 2023.

Në këtë drejtim, shtetet anëtare kanë afat deri në shtator për të treguar se si do të jenë në gjendje ta përmbushin këtë objektiv.

Në një deklaratë për paketën, Komisioni tha se do të ketë masa për të ndihmuar vendet anëtare të BE-së të përmbushin reduktimet e nevojshme, duke përfshirë një “përqendrim në zëvendësimin e gazit me lëndë djegëse të tjera dhe kursimin e përgjithshëm të energjisë në të gjithë sektorët”.

Komisioni gjithashtu u bëri thirrje vendeve anëtare të nisin fushata ndërgjegjësimi publik “për të promovuar reduktimin e ngrohjes dhe ftohjes në një shkallë të gjerë”.

Masat vijnë kur zyrtarët shqetësohen se Gazprom, kompania shtetërore ruse e gazit, mund të refuzojë të rifillojë furnizimet përmes gazsjellësit Nord Stream 1.

Nord Stream 1 është mbyllur gjatë 10 ditëve të fundit për mirëmbajtje rutinë.

Tubacioni është një arterie jetike që lidh rezervat e mëdha të gazit të Rusisë me kontinentin nëpërmjet Gjermanisë.

Gjermanët paralajmërohen se "faturat e tyre të gazit do të trefishohen" - për shkak të luftës së Putinit në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjermanët paralajmërohen se "faturat e tyre të gazit do të trefishohen" - për shkak të luftës së Putinit në Ukrainë

Ajo furnizon 55 miliardë metra kub gaz në vit, ose gati 40% të importeve totale të tubacioneve të bllokut nga Rusia.

Muajin e kaluar, Gazprom uli flukset përmes tubacionit me 60%, duke fajësuar vendimin e Perëndimit për të ndaluar turbinat jetike për shkak të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Por Rusia ende mund të vendosë t’i mbajë “çezmat” të mbyllura.

Ajo ndaloi dërgimin e gazit në disa vende evropiane dhe kompani energjetike, sepse ato refuzuan kërkesat e Moskës për pagesa në rubla – një veprim që do t’i kishte vënë ata në shkelje të sanksioneve evropiane. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori