Gjermanët u paralajmëruan se çmimet e tyre të gazit do të trefishohen vitin e ardhshëm për shkak të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë kreu i agjencisë rregullatore të Gjermanisë që i tha publikut gjerman se duhet të fillojnë të kursejnë tani në mënyrë që të mund të përballojnë të paguajnë faturat e tyre të gazit.
Madje, presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Müller, ka thënë se kostoja mujore e ngrohjes së shtëpive do të trefishohet të paktën nga viti 2023.
Paralajmërimi vjen pasi Rusia reduktoi flukset e gazit në Gjermani, Itali, Austri, Republikën Çeke dhe Sllovaki në fillim të këtij muaji, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian përpiqen të mbushin objektet e magazinimit me karburantin e përdorur për të prodhuar energji elektrike dhe ngrohjen e shtëpive në dimër.
Reduktimi i furnizimeve me gaz rus ka bërë që çmimet e energjisë së gazit janë rritur dhe ka frikë nga mungesat e mundshme këtë dimër.
“Për ata që tani po marrin faturat e ngrohjes, këstet tashmë po dyfishohen – dhe kjo nuk po merr parasysh as pasojat e luftës në Ukrainë”, citohet të ketë thënë Müller për RND të enjten.
“Nga viti 2023, konsumatorët e gazit do të duhet të përgatiten për një trefishim të kostove mujore, të paktën”, ka shtuar më tej ai.
Javën e kaluar, gjigandi gjerman i energjisë Uniper i kërkoi qeverisë një paketë shpëtimi pasi zbuloi se ishte e detyruar të blinte gaz me çmime shumë të larta, të cilat tani për tani nuk mund t’ua kalojë klientëve të saj për shkak të marrëveshjeve kontraktuale afatgjata.
Dhe Müller shpjegoi se çmimet e gazit janë rritur deri në shtatë herë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
I pyetur nëse klientët duhet të paguajnë për këto kosto më të larta për gazin nëpërmjet një takse, Müller tha se ishte një ‘vendim politik që duhet të peshohet me shumë kujdes’.
Rregullatori i energjisë i Gjermanisë njoftoi më herët se Gjermania u detyrua të shfrytëzonte depot e saj të gazit, duke pakësuar shanset e saj për të pasur mjaftueshëm gaz në ruajtje gjatë muajve të dimrit të kërkesës së pikut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit