LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen: Putini po e përdorë energjinë si armë lufte

Von der Leyen: Putini po e përdorë energjinë si armë lufte

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin po e përdorë energjinë si armë lufte.

Von der Leyen më anë të një shkrimi në Twitter ka theksuar se vendet e Bashkimit Evropian shumë shpejtë do ta prezantojnë një plan emergjence.


“Putini vazhdon të përdorë energjinë si armë. 12 shtete anëtare janë prekur nga reduktimet e furnizimit me gaz. Ne kemi nevojë për koordinim në nivel të BE-së. KE-ja së shpejti do të prezantojë një plan emergjence. Ne do të punojmë për të mbrojtur tregun tonë të vetëm dhe zinxhirët e furnizimit industrial nga ndërprerjet”, theksoi Von der Leyen.

Për herë të parë në histori, BE-ja ka importuar më shumë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara sesa nëpërmjet tubacionit nga Rusia.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), qershori është muaji i parë në histori që BE-ja importon më shumë gaz LNG se sa nga Rusia.

Britania e Madhe dhe BE-ja përjetuan një nivel rekord të lartë të importeve të LNG-së në muajin prill, pasi çmimet më të larta në Evropë në krahasim me Azinë tërhoqën furnitorët për të transportuar gazin në Evropë. /Telegrafi/