LAJMI I FUNDIT:

Hyn në fuqi pakoja për rrymë më të lirë për prodhuesit e ushqimit në Maqedoni

Hyn në fuqi pakoja për rrymë më të lirë për prodhuesit e ushqimit në Maqedoni

Prej sot kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë mund të aplikojnë për rrymë më të lirë, si pjesë e pakos qeveritare për zbutjen e pasojave të krizës për veprimtaritë që i sigurojnë nevojat bazë të popullsisë. Rrymë më të lirë do të kenë edhe shkollat, në mënyrë që të parandalohet ndërprerja e procesit mësimor, si dhe ndërmarrjet publike të cilat sigurojnë ujë për pije ose i pastrojnë ujërat e zeza. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp sërish e ka akuzuar opozitën për bllokimin e mjeteve nga institucionet ndërkombëtare, të planifikuara për zbutjen e pasojave të krizës energjetike.

Që të mos vijë deri te ndërprerja, as rritjet e mëdha të çmimeve në furnizimin me produkte ushqimore dhe në furnizimin me ujë, të mos ketë ndërprerje të procesit mësimor në shkolla ose ngecje të punës në institucionet shëndetësore, Qeveria mundëson që këta konsumatorë vitalë të sektorit publik të shfrytëzojnë rrymë më të lirë, në vlerë 80 deri 95 euro për megavat orë, të paktën deri në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm, derisa zgjat gjendja e krizës energjetike.


“Që të fillojnë të furnizohen me energji elektrike nga dita e parë e muajit të ardhshëm të gjithë të interesuarit është e nevojshme që më së voni deri në datën 10 të muajit në vazhdim ta dorëzojnë në Elektroekonominë e Maqedonisë së Veriut – Shitje marrëveshjen e nënshkruar me dokumentacionin e nevojshëm. Qytetarët nuk do të mbeten vetëm në ballafaqimin me krizën, për ne janë njësoj të rëndësishëm edhe furnizimi me rrymë, ashtu edhe ai me ushqim. Rrymën edhe më tej do ta subvencionojmë me 80% për mbi 600 mijë amvisëri, për 72 mijë kompani të vogla të cilat punësojnë 98% të punëtorëve në shtet”, tha Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski thekson se plani i Qeverisë për kontroll të krizës energjetike deri më tani po realizohet – EMV prodhon për 25% më shumë rrymë, nuk ka import për tregun e rregullt, as restriksione, por pranon se kredia prej 100 milionë euro, nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në kushte të volitshme, dështoi falë opozitës.

“Ajo kredi u bllokua nga ana e opozitës në Kuvend. Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të opozitës, ato mjete financiare që ishin në llogarinë bankare tani janë riorientuar për qëllime të tjera dhe me këtë Maqedonisë së Veriut nga ana e opozitës iu shkurtua mundësia për shfrytëzimin e mjeteve financiare jashtëzakonisht të volitshme”, tha Kovaçevski.

Argumenti i opozitës se Maqedonia e Veriut është e obliguar sipas Agjendës së Gjelbër Evropiane në mënyrë të njëpasnjëshme t’i mbyllë kapacitetet energjetike që shfrytëzojnë qymyrin – TEC Manastiri dhe termocentralet në Negotinë dhe në Osllomej, sipas Kovaçevskit nuk qëndron më. Gjendja e re e krijuar në Evropë, lufta në Ukrainë dhe mungesa e gazit dhe e naftës i kanë detyruar vendet tjera evropiane, në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut, t’i rishikojnë strategjitë e tyre kombëtare dhe ta vazhdojnë punën e termocentraleve.

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori