LAJMI I FUNDIT:

Hungaria e gatshme të ndihmojë Kosovën në fushën e menaxhimit të ujërave të zeza

Hungaria e gatshme të ndihmojë Kosovën në fushën e menaxhimit të ujërave të zeza

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot Shkëlqesinë e Tij ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Ministri Agani fillimisht e njoftoi ambasadorin hungarez përkitazi me projektet që kjo ministri është duke i zhvilluar në fushën e mjedisit, por edhe me projektet që pritet të fillojnë në të ardhmen e afërt.


Ministri Agani kërkoi mbështetjen e Qeverisë së Hungarisë, për projektin që do të zgjidhë problemin e ujërave të zeza që vazhdojnë të derdhen në Liqenin e Batllavës, konkretisht në fshatin Orllan.

Ambasadori Laszlo Markusz, tha se janë të interesuar që të ndihmojnë Kosovën në zgjidhjen e problemeve mjedisore dhe në këtë frymë shtoi se menaxhimi i ujërave të zeza paraqet prioritet tek investitorët hungarezë. /Telegrafi/