LAJMI I FUNDIT:

Hungaria dyshon se Gruevski nuk ka marrë gjykim të drejtë

Hungaria dyshon se Gruevski nuk ka marrë gjykim të drejtë

Qeveria hungareze nuk është e sigurt se ndaj ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski është bërë një gjykimi i ndershëm në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kreu i kabinetit të kryeministrit, Viktor Orban, Gergely Gulyas, për herë të dytë këtë javë tha se Maqedonia ka problem me gjyqësorin dhe me kushtet në burgje.

“Ne duhet të marrë parasysh kushtet në burgjet e Maqedonisë, si dhe gjendja me gjyqësorin në Maqedoni, të cilat marrin notat e këqija në raportet e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës gjatë vlerësimit të kërkesës së Nikolla Gruevski për azil në Hungari”, tha Gulyas.

Nikolla Gruevski: Hungaria e ka pranuar kërkesën time për azil politik
Lexo po ashtu Nikolla Gruevski: Hungaria e ka pranuar kërkesën time për azil politik

Ish kryeministri Gruevski është në Hungari për më shumë se një javë. Ai njoftoi sot në Facebook se ka marrë azil në këtë vend. Në një post më të gjatë ai shpjegoi pse ai po kërkonte azil në Hungari.