LAJMI I FUNDIT:

Humbje të ndjeshme për partinë qeverisëse në Mal të Zi

Humbje të ndjeshme për partinë qeverisëse në Mal të Zi

Pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, duket se rezultati është shumë i ngushtë dhe formimi i qeverisë do të jetë shumë i vështirë.

Sipas rezultateve të pjesshme, zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi kanë përfunduar me humbje të ndjeshme për Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit afatgjatë, Milo Gjukanoviq.


Nga të dhënat e Institutit CEMI, partia properëndimore DPS me 35 për qind të votave dhe 29 mandate mbetet partia më e fuqishme. Por aleanca opozitare me 33 për qind të votave dhe 28 për qind të mandateve mbetet shumë pranë partisë DPS.

Prognoza mbështetet në rezultatin e numërimit të 80 për qind të votave.

Gjukanoviq është në krye të shtetit malazez në funksione të ndryshme që prej 30 vjetësh.

Kritikët e akuzojnë atë për korrupsion, kufizimin e medieve të pavarura dhe manipulime zgjedhore. Në kohën e qeverisjes së tij nuk ka pasur asnjëherë ndërrim pushteti.

Para katër vjetësh, partia DPS ka arritur 41 për qind të votave dhe zuri 36 nga 81 vende në parlament.

Sipas CEMI, DPS kësaj herë edhe së bashku me partnerët e vegjël nuk do të arrijë shumicën absolute parlamentare. Krijimi i koalicionit pritet të jetë i vështirë. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori