Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me disa nga skuadrat që shkaktuan befasi.

Los Angeles Lakers ka pësuar humbje në shtëpi përballë Toronto Raptors, me rezultat 121-114.

Fitoren të thellë në këtë rreth mori New York Knicks që u takua me Houston Rockets, duke triumfuar me 122-97.

Një takim mjaftë i zjarrtë ishte edhe ai në mes të Boston Celtics dhe Portland Trail Blazers, me këta të fundit që fituan 129-119.

Me njëmbëdhjetë pikë dallim, fitore mori edhe Miami Heat ndaj Charlotte Hornets me shifrat 121-111.

Edhe Sacramento Kings ia dolën të fitonin në këtë javë, derisa kishin përballë Dallas Mavericks, 111-99.

Me tre pikë dallim, Phoenix Suns triumfoi në udhëtim te Oklahoma City Thunder, 123-120.

Tjetër fitore e ngushtë ishte edhe në takimin e San Antonio Spurs e Philadelphia 76ers, me këta të fundit që triumfuan me 113-111. /Telegrafi/