“Prishtina ka arritur marrëveshje me Jordan Hulls. Prishtina ka qenë në kërkim të një organizatori dhe tashmë kanë gjetur zgjidhjen. Bëhet fjalë për një lojtar shumë cilësor”, ka thënë burimi për “Sport Plus”.

Hulls luan në pozitën organizator, është i gjatë 183 cm dhe 24-vjeçar. Nga viti 2009 deri më 2013 ka qenë në Kolegjin e Indianës, derisa në këtë vit ishte edhe në listën draft të NBA-së. Hulls së fundi luajti në skuadrën polake, Energa Czarni.


Prishtina ka filluar përgatitjet më 16 gusht. Trajneri i skuadrës është emëruar boshnjaku Sabit Haxhiq, derisa janë afruar edhe disa përforcime të huaja si Edin Bavçiq, Aaron McGhee dhe Brian Greene. Prishtinasit kanë vazhduar kontratën me Dardan Berishën, Urim Zenelajn, Muhamed Hasanin dhe Aurimas Kiezan. Kontratë kishte edhe Edmond Azemi. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app