LAJMI I FUNDIT:

‘Hulku iranian’ shpërtheu në lot gjatë intervistës pasi prindërit refuzojnë të flasin me të shkaku i përleshjes me ‘Njeriun më të frikshëm në planet’

‘Hulku iranian’ shpërtheu në lot gjatë intervistës pasi prindërit refuzojnë të flasin me të shkaku i përleshjes me ‘Njeriun më të frikshëm në planet’

Në një intervistë emocionale televizive, ‘Hulku iranian’ ka zbuluar se prindërit e tij e kanë ‘mohuar’ pasi ai u përfshi në një grindje të ashpër me kundërshtarin e ardhshëm Martyn Ford.

Ford, i cilësuar si ‘njeriu më i frikshëm në planet’, më në fund do të përballet me ‘Hulkun Iranian’, emri i vërtetë i të cilit është Sajad Gharibi, në një ndeshje boksi më 2 prill në O2 Arena në Londër.


Për herë të parë që nga shpallja e luftës vitin e kaluar, dyshja dolën ballë për ballë për herë të parë në Dubai dhe gjatë atij takimi në muajin shkurt, gjërat u nxehën kur Gharibi u përplas nga Ford.

U takuan për herë të parë, Hulku Iranian dhe 'Njeriu më i frikshëm në Planet' ishin të papërmbajtshëm
Lexo po ashtu U takuan për herë të parë, Hulku Iranian dhe 'Njeriu më i frikshëm në Planet' ishin të papërmbajtshëm

Që nga zënka e nxehtë, Gharibi ka folur për pasojat e përleshjes.

Në një intervistë të drejtpërdrejtë televizive, 30-vjeçar iranian ka thënë se prindërit e tij refuzojnë të flasin me të.

“Unë nuk mund të telefonoj familjen time; kur u ktheva në Iran nuk shkova te familja ime”, ka thënë fillimisht ‘Hulku iranian’.

“Nuk mund të flas me babanë dhe nënën time. Kur fola me të, ajo tha: “Personi në këtë video që pashë nuk ishte djali im, djali im është shumë më i fortë se ky”.

“Më dhemb zemra kur nuk mund të flas me familjen, kam humbur krenarinë dhe jam shkatërruar, si ta shpjegoj?”.

“Më mashtruan dhe rashë përtokë. Familja ime tha që do të shkosh atje dhe do ta mbarosh. Ata e prisnin të kundërtën. Si mund të fle apo të pushoj?”.

Gharibi gjithashtu pranoi se si pasojë e stresit është kthyer tek përdorimi i pilulave të gjumit.

“Unë personalisht ndihem shumë keq dhe nuk mund të fle, por tani po marr pilula gjumi. Kur një nënë i thotë këtë fëmijës së saj, si mund të tolerohet?”.

“Ka shumë presion, nëse paguhem qoftë edhe një dollar për ta bërë këtë, nuk mund të vazhdoj”, përfundoi Gharibi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori