LAJMI I FUNDIT:

Huawei muajin tjetër debuton me Mate 9

Huawei muajin tjetër debuton me Mate 9

Thashethemet për Huawei Mate 9 kanë qarkulluar së fundmi gjithandej nëpër internet dhe tani duket se pajisja do të debutojë më 3 nëntor.


Huawei tani ka dërguar edhe ftesat për media për ngjarjen që do të mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Kompania nuk ka bërë të ditur se cilat pajisje do të zbulohen në këtë ngjarje megjithatë kanë përmendur një ‘telefon kryesor’ i cili duhet të jetë Huawei Mate 9.

Detajet më të hollësishme për Mate 9 do të dihen pas lansimit zyrtar të pajisjes në muajin tjetër.