Hoxhallarët për vatanin
Njohësit e mirë të islamit e kuptojnë se kjo fe nuk ka ardhur vetëm për çështjen shpirtërore, për të na mësuar sesi ta adhurojmë Allahun në shtëpi apo në xhami, se si të falemi e si të agjërojmë, etj., por se, para së gjithash, është program i jetës së njeriut nga lindja e deri në vdekje. Ajo përfshinë dhe menaxhon me çdo segment të jetës së njeriut: edukimin shpirtëror, arsimimin dhe shkencën, edukatën dhe kulturën, artin e politikën, ekonominë e biznesin, martesën dhe jetën bashkëshortore, shitblerjen dhe tregtinë, etj.
Islami ka ardhur për t’ia ruajtur njeriut fenë apo besimin, për t’ia ruajtur mendjen e tij, gjakun-jetën, pasurinë dhe nderin e tij. Kjo, ngase jeta e njeriut është e shenjtë dhe për ruajtjen e shenjtërisë së saj janë ndërmarrë pesë hapa, të cilët nënkuptojnë ruajtjen e saj në pesë aspekte, ndryshe, cenimi i tyre paraqet cenim për vet jetën dhe rrjedhimisht për pasojë ka çekuilibrimin dhe destabilizimin e saj. Ka thënë Allahu: “Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.” (el-Isra: 70)
Njeriu është krijesa më e dalluar dhe e vlerësuar nga Zoti, Krijuesi i tij, andaj atij duhet kushtuar kujdesin më të madh. Këto pesë gjëra janë ngushtë të ndërlidhura mes vete; pa fe njeriu është i humbur e i devijuar, pa mendje, i çorientuar, pa moral, i lajthitur, pa pasuri, i mjerë, pa jetë, pra pa lirinë për të, nuk mund të paramendohet. Këto janë të njohura ndryshe edhe si “pesë objektivat islame”, që nënkuptojnë dhe flasin edhe për atë se fitimi i lirisë, mbrojtja dhe ruajtja e saj është një ndër parimet bazë dhe objektivat themelore të sheriatit.
Nga ky prizëm, gjejmë ulema dhe hoxhallarë të shumtë gjithandej nëpër botë, e gjithsesi edhe në vendin tonë, të cilët ose kanë qenë bartës të proceseve për çështje madhore të kombeve të tyre. Kanë qenë të parët, ngase është parim fetar, është obligim qiellor, është detyrë primare e çdo myslimani, në veçanti prijësve të fesë të cilët më së miri e kuptojnë dhe e njohin fenë. Dhe në të kundërtën, shpërfillja apo neglizhenca e këtij parmi numërohet tradhti dhe ligështi, e rrjedhimisht, edhe është ndër mëkatet më të mëdha që mund t’i bëjë një mysliman.
Në historinë e shtetbërjes dhe shtetformimit tonë, si në të kaluarën, si tani, kontribut të madh kanë dhënë edhe një numër i madh hoxhallarësh, të cilët krahas përhapjes së islamit i kishin shërbyer me nder dhe dinjitet edhe kombit e atdheut. Janë me mijëra hoxhallarë të njohur të cilët u persekutuan nga regjimet antishqiptare, por nuk u gjunjëzuan. Ata mbrojtën fjalën e shenjtë të Kur’anit, hadithin e Muhamedit (alejhis salatu ves selam) dhe interesin e kombit e atdheut. Motoja, “me fe e komb”, apo, “me komb e fe” ishte dhe mbeti përkushtimi i tyre i paluhatshëm në rrugën e përhapjes së Islamit por edhe në mbrojtje të të drejtave kombëtare kundër pushtuesve.
Hoxhallarët, të cilët kanë rënë shehidë ose janë dënuar e ndëshkuar nga regjimet antishqiptare, e veçmas nga regjimi komunist, janë shumë, por ne, duke patur parasysh natyrën e shkrimit, do të përmendin vetëm disa prej tyre, të cilët me jetën e veprën e tyre u përjetësuan në historinë e shërbimit për fe dhe komb.
Haxhi Ymer Prizreni ( 1832-1887)
Ishte njëri nga figurat kryesore fetare e kombëtare të historisë shqiptare. Është një personalitet me njohuri të thella fetare, letrare, pedagogjike, filozofike, ushtare, politike… Ka qenë hoxhë, imam, myderriz, profesor, myfti, haxhi etj. Ka qenë përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Kuvendin Osman në Stamboll. Ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881). Tërë jetën e tij ia kushtoi fesë dhe atdheut, vazhdoi të kontribuoi për këtë popull deri sa i erdhi vdekja në Ulqin me 12 Qershor 1887, ku ra shehid pas një atentati, që iu bë nga sllavët malazez, përderisa ishte duke u kthyer nga namazi i teravive në Ramazan.
Mulla Haxhi Zeka (1832-1902)
Mulla Haxhi Zeka është një tjetër figurë fetare dhe kombëtare, një shembull dhe model i shkëlqyeshëm për besimtarët mysliman dhe për tërë kombin. Ai, përveç që ishte hoxhë e dijetar, ishte edhe atdhetar dhe luftëtar, humanist e besimtar. Ishte pengesë e madhe e xhandarmërisë serbe të cilët i paguan tradhtarët për ta likuiduar atë me 16 shkurt 1902 në Pejë.
Mulla Idriz Gjilani ( 1901- 1949)
Qysh i ri kuptoi se çlirimi nga okupatori serb është farz-obligim i Allahut, andaj edhe tërë kohën e tij ia kushtoi këtij parimi edhe sa ishte nxënës, por edhe si imam i disa fshatrave të anës së Moravës. Ai thoshte: “Pa shkollim nuk ka as fe të mirëfilltë"; "Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri, të duhemi si vëllezër"; "Pa një atdhe të lirë feja nuk mund të mbahet kurrë, nuk mund të ushtrohet"; "Lexoni te mualimë të urtë sa e mirë dhe sa e kuptueshme është feja islame, kur shpjegohet shqip, në gjuhën e Zotit për shqiptarët".
Nga prilli 1941 Mulla Idrizi iu kushtua plotësisht veprimtarisë politike. Si hoxhë me forcën e Zotit, si mësues me forcën e fjalës, si luftëtar me forcën e armës, si komandant me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër gjenocidit serb e bullgar, kundër komunizmit. Në qershor të 1944-ës drejtoi betejën e Kikës, ku shqiptarët e udhëhequr prej tij dolën fitimtarë kundër ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij në zjarr më datën e 25-26 nëntorit 1949.
Mulla Zekë Bërdynaj (1918-1987)
Ishte një fetar e patriot tjetër, një hoxhë i kalibrit të madh, i përkushtuar me mish e me shpirt pas arsimit të gjuhës shqipe. E krahas kësaj ishte edhe luftëtar i pashoq. Prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 Mulla Zeka qe në frontin e Rozhajës dhe Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave çetnike me çetat vullnetare. Në njërën prej këtyre betejave, në vitin 1943, në masakrën e Bihorit, plagoset rëndë edhe Mulla Zeka, i cili ishte në detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të çetave vullnetare. Ai u burgos disa herë gjatë pushtetit komunist ku kaloi shumë vite në burgje, por kurrë nuk u gjunjëzua. Ai jetoi dhe vdiq në robëri, por kurrë nuk arriti ta përjetoi këtë liri. Vdiq po në robëri, me 12 janar 1987. Në varrimin dhe ngushëllimin e familjes së tij mori pjesë e pothuajse tërë Kosova.
Këta nuk janë të vetmit. Shqipëria dhe Kosova kanë patur edhe shumë hoxhallarë të tjerë, si: Hafiz Ibrahim Dalliu (1878 – 1952), Mulla Sinan Duga (1898-1984), Mulla Emin Miftari (1888- 13.12.1980), Mulla Musa Dërguti (1888- 1960) dhe shumë të tjerë deri tek Hafëz Sabri Koçi (1921-2004) dhe mësuesi im i dashur Mulla Sadri Prestreshi (1917- 2002) i cili ishte një figurë e shquar fetare e kombëtare: ishte hoxhë, mësues, predikues, atdhetar e luftëtar. Ai përpos që punoi si imam dhe u kujdes për çështjet fetare të këtij populli, ai nuk neglizhoi fare as kontributin e tij për çlirimin e vendit nga okupatori. Në fillim të vitit 1946, kur forcat partizane-çetnike sa e kishin marrë pushtetin e ndaj popullit shqiptar silleshin me egërsi, Mulla Sadriu u inkuadrua në organizatën ilegale NDSH (Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar) që përpiqej për çlirimin e Kosovës e bashkimin me Shqipërinë. Mulla Sadri Prestreshi, si veprimtar në këtë organizatë, ishte në rrethin e personaliteteve të shquara atdhetare, deri sa u zbulua nga oficerët e OZN-ës jugosllave…
Me 15 Prill të vitit 1947, Gjyqi Ushtarak i Divizionit të Prishtinës, pas hetimeve, maltretimeve, e dënoi hoxhën, Mulla Sadriun, me katër vjet burg… Burgun e filloi në Prishtinë, nga Prishtina e dërguan në Mitrovicë, nga Mitrovica në Nish, nga Nishi në Pozharevac… Edhe nga burgu kur lirohet, për një kohë, nuk e lejuan të punësohet…Nuk e lejuan të shërbejë as hoxhë në ndonjë xhami, as mësues në ndonjë shkollë, të edukoi brezin e ri…! Dikur nga pleqëria, në kohën e autonomisë së Kosovës u punësua si profesorë në Medresenë e mesme “ Alaudin” në Prishtinë, ku pata nderin të jem nxënës i tij për tri vite radhazi.
Kontributi i hoxhallarëve për vatan nuk u ndal kurrë, por ai vazhdoi deri në luftën tonë çlirimtare ku, vetëm në këtë të fundit në vijat e para të frontit u vranë 36 hoxhallarë (Shih monografinë: Imamët dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë, 1989-1999).
Kontributi i hoxhallarëve u dallua çdoherë. Edhe në 2001 në Maqedoni, hoxhallarët ishin ndër të parët që për fe e atdhe rrokën armën. Të mos harrojmë këtu mikun tim dhe të dashurin e të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, Hoxhën e madh, Mulla Jakup Hasipin (Allahu e mëshiroftë), i cili qe ndër të parët ose i pari që filloi organizimet për kundërvënie sllavomaqedonasëve.
Allahu i pastë mëshiruar ata burra të mëdhenj, ndërsa neve na bëftë të ecim hapave të tyre dhe t’i ndjekim gjurmët e tyre, në mënyrë që e tërë jeta jonë të regjistrohet si kontribut i vyer për fe dhe atdhe.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish
Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e hani në mëngjes ose në mbrëmje
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri