LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në Bruksel, lobon për vizat

Hoxhaj në Bruksel, lobon për vizat

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku në krye të agjendës ka lobimin për liberalizimin e vizave për vendin tonë.

Gjatë vizitës në Bruksel Hoxhaj do të zhvillojë takime të nivelit të lartë ku do të diskutohet për liberalizimin e vizave, përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës, dhe hapat e radhës që duhet të ndërmerren nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së.


Në agjendë Hoxhaj, ndër të tjera, do të zhvillojë takime me Komisionerin Hahn dhe Avramopoulos, raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, si dhe shumë takime të tjera që fokus do ta kenë këtë temë.

Së shpejti pritet që Komisioni Evropian ta dërgojë një ekip të vlerësimit të plotësimit të kritereve nga ana e Kosovës për liberalizimin e vizave. Me marrjen e rekomandimit nga Komisioni Evropian Kosova duhet ta sigurojë mbështetjen e shumicës së kualifikuar të vendeve anëtare të BE-së në mënyrë që të udhëtojë pa viza drejt zonës Schengen.

Një javë më parë, Hoxhaj udhëtoi edhe për në Berlin, ku liberalizimi i vizave ishte një nga temat e diskutimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori