“Është një ndjenjë e mirë dhe e veçantë. Kam qenë edhe më herët pjesë e Përfaqësueses, por tash është shumë më ndryshe dhe me një organizim edhe më të mirë. Nuk i njoh shumë lojtarët tjerë, por do të bëjmë çmos të japim maksimumin dhe të dalim me rezultat pozitiv. Shpresoj të luaj këtë ndeshje. Shpresoj të bëjmë lojë të mirë dhe t'i kënaqim tifozët që u ka munguar me vite një ndeshje e tillë”, deklaroi Hoxha për gazetën SportPlus, i cili ka përvojë evropiane.

“Unë kam tetë ndeshje të zhvilluara në Ligën e Evropës”, përfundoi Hoxha. Interesim për të kishte pasur edhe përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi.


Stërvitja e sotme e Përfaqësueses së Kosovës do të nisë nga ora 17:00 dhe do të përfundojë në 18:30. Ajo mbahet në stadiumin e KEK-ut në Obiliq. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app