LAJMI I FUNDIT:

Hoxha pret përkrahjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave

Hoxha pret përkrahjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti sot në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Paul Schmit, me të cilin diskutoi për programet e përkrahjes nga ky vend për procesin e integrimit, me theks të veçantë liberalizimin e vizave.

Me këtë rast ministrja Hoxha çmoi rolin e Luksemburgut në përkrahjen dhe donacionet për shtetndërtimin e vendit tonë, duke thënë se reformat dhe fuqizimi i administratës dhe asistenca për zbatimin e MSA-së, janë pikat e forta të kësaj përkrahjeje.


Po ashtu, ministrja kërkoi mbështetjen e Luksemburgut për të votuar pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave.

Ndërsa, ambasadori Schmit, theksoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së si dhe reformën gjithëpërfshirëse e cila rezultoi jo vetëm me liberalizimin e vizave, por edhe proceset tjera integruese si anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si dhe procesin integrues euro-atlantike.

Aktualisht janë duke u zbatuar projekte në vlerë prej 22.5 milionë eurove, si në arsim, shëndetësi dhe sektorin e ujërave, derisa Luksemburgu, gjatë periudhës 2017-2020 për projekte të ndryshme, ka planifikuar përkrahjen e institucioneve të Kosovës me vlerë 30 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori