LAJMI I FUNDIT:

Hoxha në takim me Odën Ekonomike: Sektori privat është forca lëvizëse e ekonomisë

Hoxha në takim me Odën Ekonomike: Sektori privat është forca lëvizëse e ekonomisë

Sot, ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me kryetarin e Dhomës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, zhvilluan takim pune me përfaqësues të sektorit privat të bujqësisë dhe anëtarëve të dhomës, me temë “Situata aktuale dhe drejtimet e ardhshme për përmirësimin e sektorit të bujqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Bujqësisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e bujqësisë po bëjnë përpjekje për të siguruar të gjitha kushtet për këtë lloj të veprimtarisë, si një konfirmim i ndërgjegjësimit për rëndësinë e sektorit privat në ekonominë e përgjithshme.


“Sektori privat është forcë lëvizëse e ekonomisë. Për mua është një nder i jashtëzakonshëm të jem në shoqërinë e këtillë agrobiznesmenësh që sjellin prodhimin vendas të ushqimit, biznesmenë që janë përgjegjës për hyrjen e valutave të huaja në vend, për vënien në punë të tokës sonë të punueshme. Në shoqëri me biznesmenë që punësojnë, paguajnë taksa, paguajnë paga dhe janë forca lëvizëse e ekonomisë sonë të përgjithshme”, tha ministri Hoxha.

Kryetari i Dhomës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski theksoi se ata gjithmonë konsultohet në bërjen e politikave në sektorin e bujqësisë dhe se ata do të japin mbështetjen e tyre për ndryshime rrënjësore që do të kontribuojnë në zhvillimin
e fshatrave.

“Le të kthehemi në fshat. Dikur ka pasur migrim fshat-qytet dhe tani duhet të inkurajojmë migrimin e kundërt”, tha Azeski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori