LAJMI I FUNDIT:

Hoxha në mbrojtje të Badovcit, kërkon që liqeni të mbrohet me ligj si resurs kombëtar

Hoxha në mbrojtje të Badovcit, kërkon që liqeni të mbrohet me ligj si resurs kombëtar

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka dalë në mbrojtje të qytetarëve në nismën për ta mbrojtur liqenin e Badovcit nga i cili furnizohen me ujë të pijes qytetarët e kryeqytetit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxha ka ftuar të gjitha partitë politike që të mbështesin nismën e PDK-së në kryeqytet e cila ka ftuar seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe parandaluar degradimin e hapësirës publike rreth liqenit të Badovcit.

“Uji nuk është partiak e as nuk duhet të përdoret për qëllime politike. Por politikën mund ta përdorim dhe ta vëmë në shërbim për ta zgjidhur edhe problemin me Badofcin. Për shumë vjet, Prishtina, kryeqyteti ynë, është udhëhequr me politika të gabuara. Rrjedhimisht edhe sot gjendemi para këtyre situatave të cilat rrezikojnë ambientin dhe vet jetën e qytetarëve. Si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës që vij nga Prishtina, mbështesë fuqishëm iniciativën qytetare për mbrojtjen e Badovcit”, tha Hoxha.

Rënia e nivelit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit rrit shqetësimet për cilësinë e ujit
Lexo po ashtu Rënia e nivelit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit rrit shqetësimet për cilësinë e ujit

“Prishtina ka qenë përherë brenga ime edhe në studimet e mia, shkrimet dhe librat e mija që ia kam kushtuar asaj dhe sfidave që po kalon ndër vite. Njëkohësisht jam jashtëzakonisht e lumtur që Dega e PDK-së në Prishtinë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ftoj të gjithë asambleistët e të gjitha partive në Prishtinë që të mblidhen dhe ta zgjidhin këtë situatë. Nuk besoj që dikush është kundër zhvillimit. Por ato duhet të jenë në harmoni me ligjin, dispozitat në fuqi, dokumentet e planifikimit dhe të mos cenojnë interesin e përbashkët për një qytet më të mirë për të gjithë dhe ujë për të gjithë.

PDK mbledh nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme në komunën e Prishtinës për Badovcin
Lexo po ashtu PDK mbledh nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme në komunën e Prishtinës për Badovcin

Prishtina ka nevojë për Badovcin natyral me infrastrukturë që e shndërron atë në destinacion natyror si resurs kombëtar i mbrojtur me ligj”, ka shkruar Hoxha.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori