LAJMI I FUNDIT:

PDK mbledh nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme në komunën e Prishtinës për Badovcin

PDK mbledh nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme në komunën e Prishtinës për Badovcin

Planet për ndërtim rreth liqenit të Badovcit kanë nxitur reagimet e qytetarëve të shumtë të Republikës së Kosovës.

Përveç qytetarëve të shumtë që kanë reaguar, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka vendosur që të filloj mbledhjen e nënshkrimeve të asamblistëve në Komunën e Prishtinës, në mënyrë që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për këtë çështje.

“Duke marrë parasysh rëndësinë strategjike të Liqenit të Badovcit për qytetarët e Prishtinës, për furnizim me ujë si dhe ruajtje të mjedisit, Dega e PDK-së në Prishtinë konsideron se çdo tentim për të zhvilluar aktivitet afarist dhe banimor në afërsi të liqenit është i papranueshëm dhe nuk duhet të lejohet”, thuhet në njoftimin për medie të kësaj partie.

PDK kërkon nga asamblistët e partive në Kuvendin Komunal të Prishtinës t’i përgjigjen thirrjes dhe të caktojnë sa më parë ditën e diskutimit për këtë çështje.

Ky është një vendim që u mor mbrëmë gjatë mbledhjes urgjente që mbajti PDK-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori