LAJMI I FUNDIT:

Hoxha merr përkrahje nga ambasadori Sjaastad për procesin integrues

Hoxha merr përkrahje nga ambasadori Sjaastad për procesin integrues

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha takoi sot ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, dhe me këtë rast diskutoi për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit, përkrahjen e këtij vendi mik në drejtim të dinamizmit të procesit integrues të Republikës së Kosovës.

Hoxha tha se shtetet mike kanë mbështetur Kosovën në shumë fusha që i kontribuojnë realizimit të agjendës evropiane.


“Komponentët e veçantë të procesit integrues si zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe energjetika, janë fusha që Mbretëria e Norvegjisë i ka mbështetur fuqishëm. Konsiderojmë se këto fusha i kontribuojnë plotësimit të kushteve brenda këtij procesi. Me ambasadorin u pajtuam se procesi duhet dinamizuar dhe ndjehem e lumtur që për këtë mora përkrahje të duhur”, theksoi Hoxha.

Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, theksoi se Kosova do ta ketë përkrahjen në të gjitha aspektet e integrimit, qoftë në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë, qoftë në procesin integrues.

Kontributi i taksapaguesve norvegjez, për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës është e çmueshme, është dhënë kontribut dhe përkrahje nga ky vend mik për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/