LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kosova po dialogon me vrasësit

Hoxha: Kosova po dialogon me vrasësit

Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndërpritet për të arritur një rezultat pozitiv në çështjen e pajtimit të serbëve dhe shqiptarëve.

Kjo pasi, sipas Hoxhës, gjatë këtij dialogu asgjë nuk është arritur në synim të pajtimit mes shqiptarëve dhe serbëve, madje nuk është diskutuar asnjëherë për krimet që kanë ndodhur në Kosovë, njofton Klan Kosova.


Hoxha këto komente i bëri në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa shtoi se Kosova është duke dialoguar me vrasësit.

”Kemi më shumë nevojë të përqëndrohemi në Veri. Kemi nevojë për një dialog ndryshe sepse e kemi eksportu dialogun. Dialogojmë me Vuçiqin që ai ka shkaktuar këto probleme”, tha Hoxha.

Ai tha se “duhet të koncentrohemi tek serbët lokal dhe të ndërpritet dialogu”.

”Ne po dialogojmë me vrasësit, po e pranojmë faktin se ata vrasës mund të jetojnë dhe mund të hyjnë në Europë. Ky është gabim që na ka shty një politikë e gabuar”.

”Politika serbe vazhdon të jetë shoviniste”, tha Hoxha. /Klan Kosova/