LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Besimi në sistemin e drejtësisë nënkupton besim në shtetin tonë

Hoxha: Besimi në sistemin e drejtësisë nënkupton besim në shtetin tonë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha mori pjesë në solemnitetin e dhënies së certifikatave të provimit të jurisprudencës.

Në një solemnitet rasti, ministrja Dhurata Hoxha, së bashku me kryetarin e Gjykatës Supreme dhe Komisionit të provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi ua shpërndanë certifikatat e provimit të jurisprudencës për 139 kandidatët që me sukses e kryen provimin.


Hoxha theksoi se gjeneratat që po e kryejnë me sukses provimin e jurisprudencës, do të japin kontribut në fuqizimin e sistemit të drejtësisë.

“Nga sot, ju do të jeni profil profesional që zbatoni sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, do të jepni kontributin tuaj në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor”, tha Hoxha.

Po ashtu, Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi.

“Rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të këtij sistemi, rezultojnë në rritjen e besimit qytetar në drejtësi, që edhe është një prej prioriteteve të mija. Procesi euro-integrues është i pandalshëm dhe komponenta e drejtësisë është kyç i këtyre synimeve integruese”, vuri në dukje ministrja Hoxha dhe konstatoi se besimi në sistemin e drejtësisë nënkupton besim në shtetin tonë dhe prioritet i realizimit të procesit euro-integrues./Telegrafi/

unnamed-16

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori