LAJMI I FUNDIT:

Hoxha bën thirrje të mos votohet Plani Zhvillimor Komunal i Prishtinës

Hoxha bën thirrje të mos votohet Plani Zhvillimor Komunal i Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që mos të miratohet Plani Zhvillimor Komunal që përfshin tetë vitet e ardhshme për Prishtinën dhe sipas tyre nuk duhet të bëhet nga dikush që është në përfundim të mandatit.

Në një konferencë për media, deputetja Eliza Hoxha ka thënë se qeverisja aktuale në Prishtinë po tenton të miratojë këtë dokument pa diskutime të gjëra publike dhe pa transparencë. Hoxha ka thënë se plani që pritet të hidhet në diskutim publik e vulos zhvillimin e Prishtinës për tetë vitet e ardhshme.


Hoxha ka thënë se në këtë mënyrë nuk po merren parasysh nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

“Kjo tregon që përpos betonizimit të skajshëm të qytetit, po betonizohet edhe një mentalitet 20-vjeçar i qeverisjes në Prishtinë, ku qytetarët dhe nevojat e tyre nuk janë në qendër të diskutimit. Në qendër të diskutimit janë tokat, janë ndërtuesit, grupet e interesit dhe pazaret për koeficiente pronash. Dy javë më parë kemi nisur një letër në drejtim të asamblistëve të Komunës së Prishtinës në lidhje me Planin Zhvillimor Komunal dhe nevojën për ta ndaluar atë. Sot përmes kësaj konference, meqenëse nuk kemi parë asnjë reagim, po iu drejtohem edhe njëherë me një tjetër kërkesë. Situata është serioze dhe ne duhet të kemi një qasje të tillë karshi saj. Planet për të ardhmen duhet të bëhen nga qeverisja e ardhshme që do të zgjidhet nga qytetarët, e jo nga qeverisja që shkon”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë thirrje që po mos të diskutohet për dalje në diskutim publik të Planit Zhvillimor Komunal, duke shtuar se ky është një prej dokumenteve që përcakton ndërtimin e çerdheve, rrugëve, ambulantave dhe parqeve. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori