LAJMI I FUNDIT:

Hovenier përgëzon Kosovën që shënoi progres në fushën e sundimit të ligjit

Hovenier përgëzon Kosovën që shënoi progres në fushën e sundimit të ligjit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka përgëzuar Kosovën pasi World Justice Project ka renditur Kosovën në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit.

“Përgëzime Kosovës që u rendit në mesin e vendeve që më së shumti janë përmirësuar në Indeksin e Sundimit të Ligjit në Projektin Botëror të Drejtësisë 2022. Ky është viti i dytë me radhë që Kosova përmirëson renditjen e përgjithshme”.


Në Indeksin vjetor për Sundim të Ligjit nga “World Justice Project”, Kosova poashtu radhitet e dyta në botë sa i përket progresit në sundimin e ligjit.

Ndryshe, Projekti i Drejtësisë Botërore (WJP) është një organizatë e pavarur, multidisiplinare që punon në krijimin e njohurive, ndërgjegjësimin dhe stimulimin e veprimeve për të avancuar sundimin e ligjit në mbarë botën. /Telegrafi/