LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria e Kosovës do t’u qëndrojë afër bizneseve dhe qytetarëve

Hoti: Qeveria e Kosovës do t’u qëndrojë afër bizneseve dhe qytetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të udhëhequr nga kryetari i saj, Agim Shahini, i cili shoqërohej nga kryetarët e degëve të AKB-së që veprojnë në Gjermani, Austri, Itali, Zvicër dhe Çeki.

“Me këtë rast, Hoti bisedoi me të pranishmit për gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend, përkatësisht për mbështetjen e Qeverisë ndaj sektori privat, sidomos pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Gjatë këtij takimi, Hoti theksoi se pret që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të miratohet edhe në lexim të dytë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke spikatur faktin se ky ligj është në funksion të së mirës së qytetarëve dhe bizneseve”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkaq, kryetari Shahini, bashkë me përfaqësuesit tjerë të AKB-së, pasi që falënderuan Kryeministrin Hoti për pritjen, theksuan se nismat e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj bizneseve është lajmi më i mirë për vendin. /Telegrafi/