LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Paketë rimëkëmbjeje 400 milionë euro këtë vit, 1.2 miliardë vitin tjetër

Hoti: Paketë rimëkëmbjeje 400 milionë euro këtë vit, 1.2 miliardë vitin tjetër

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

I pyetur për planin ekonomik të qeverisë së tij, Hoti tha se objektivi afatshkurtër është rimëkëmbja nga kriza e shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.


Hoti deklaroi se ekonomia e Kosovës është tkurrur me 5% nga pandemia dhe se qeveria do të vërë në dispozicion një paketë 400 milionë euro për këtë vit. Për sa i përket vitit të ardhshëm ai tha se qeveria ka përgatitur një paketë 1.2 miliardë euro.

“Vlerësimet tona janë që ekonomia është zvogëlu 5%, fondi i paketës është 400 milionë euro për këtë vit. Vitin e ardhshëm planifikojmë të fusim në ekonomi 1.2 miliardë euro.

Për shkak të pandemisë ka nisur të bëhet një riorientim i ekonomisë. Ka një zhvendosje të kompanive ndërkombëtare nga Kina drejt Evropës. Unë besoj se Ballkani Perëndimor mund të përfitojë shumë nga kjo. Fondi për rimëkëmbje ekonomike dhe plani për zhvillim më afatgjatë prej 1.2 miliardë euro unë mendoj se do ta ndërrojnë peizazhin ekonomik të vendit.  E treta, nëse do të arrijmë progres në procesin e dialogut do ta heqim premiumin e riskut që vjen nga mos adresimi i një problemi politik mes dy vendeve. Shto kësaj edhe fondi për rimëkëmbje i BE që unë shpresoj të jetë për Ballkanin Perëndimor rreth 10 miliardë euro”, tha Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori