LAJMI I FUNDIT:

Hoti merr pjesë në Samitin e Sofjes, tema e takimit do të jetë tregu i përbashkët rajonal

Hoti merr pjesë në Samitin e Sofjes, tema e takimit do të jetë tregu i përbashkët rajonal

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të martën do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

Tema e takimit është “Tregu i Përbashkët Rajonal – katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian”.


Për shkak të pandemisë COVID-19, takimi do të jetë virtual dhe Kosova do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.

Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë: kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së. /Telegrafi/