LAJMI I FUNDIT:

Hoti kërkon të trajtohet me prioritet rishikimi i buxhetit – këto janë hapat që duhet ndjekur për rihartimin e tij

Hoti kërkon të trajtohet me prioritet rishikimi i buxhetit – këto janë hapat që duhet ndjekur për rihartimin e tij

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani që ta trajtojë me prioritet Projektligjin për plotësim ndryshimin e Buxhetit për vitin 2020, derisa periudha maj-qershor është momenti kur Qeveria mund të bëjë rishikimin e buxhetit.

Hoti ka thënë se masat për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, kanë rezultuar në ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe një rënie masive të kërkesës në shumicën e sektorëve.


“Bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë ato të drejtuara nga gra dhe sipërmarrës të rinj, janë duke u goditur më së shumti nga rënia ekonomike e shkaktuar nga pandemia. Masat për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, kanë rezultuar në ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe një rënie masive të kërkesës në shumicën e sektorëve”, ka shkruar Hoti në Facebook, përcjell Telegrafi.

Më tej, ai ka thënë se, “për të vazhduar të luajnë rolin e tyre vendimtar në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, bizneset varen më shumë se kurrë nga një mjedis ekonomik favorizues që siguron mbështetjen për qasje në financa, informacion dhe tregje”.

“Dje i kam kërkuar edhe me shkrim kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që Kuvendi i Kosovës ta trajtoj me prioritet Projektligjin për plotësim ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, si dhe ri-procedimin për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare”, thotë kryeministri.

Hoti kërkon nga kryeparlamentarja Osmani ta trajtojë me prioritet Projektligjin e Buxhetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Lexo po ashtu Hoti kërkon nga kryeparlamentarja Osmani ta trajtojë me prioritet Projektligjin e Buxhetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Hoti shton se, “aprovimi i Projektligjit të Buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare do t’i hapte rruga Qeverisë për të ndërmarrë masa të menjëhershme në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me planin shumë të nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike”.

“Duke marrë parasysh pasojat që kjo pandemi po shkakton në ekonomi, aprovimi i Projektligjit të Buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare do t’i hapte rruga Qeverisë për të ndërmarrë masa të menjëhershme në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me planin shumë të nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike”, shton ai.

Qeveria miraton ndryshimet në buxhet për vitin 2020
Lexo po ashtu Qeveria miraton ndryshimet në buxhet për vitin 2020

Qeveria e Kosovës më 17 qershor në mbledhjen e saj të rregullt kishte miratuar ndryshimet për buxhetin e vitit 2020.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në këtë takim kishte thënë se nuk është larguar asnjë projekt fillestar dhe se kursimet e identifikuara do të kthehen në proceset e ardhshme buxhetore.

“Sa i përket implikimet buxhetore jam e vetëdijshme se secili prej nesh do të donim që të kemi më shumë fonde që t’ia dalim nga kjo sfidë dhe ta rimëkëmbim ekonomin. Të hyrat buxhetore në vitin 2020 në total mbi 1 miliard e 788 milionë euro presim një rënie prej 5 për qind. Me kthimin e rritjes ekonomike presim që në 2021 të kemi edhe rritje te hyrave. Shpenzimet buxhetore presim që të jene 2 miliardë e 620 milionë euro. Deficiti i buxhetit pritet të jetë 6.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, kishte thënë Bajrami, përcjell Telegrafi.

Procesi i përgatitjes së Buxhetit | Burimi: Ministria e Financave

Por cili është procesi i përgatitjes së buxhetit të Kosovës?

Sipas Informatorit për Qytetarë të Buxhetit të Kosovës të prezantuar nga Ministria e Financave, më 30 prill të vitit, Qeveria duhet t’ia dorëzojë Kuvendit, Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, i cili mbulon vitin e ardhshëm fiskal dhe bën përllogaritjen për dy vitet e ardhshme fiskale.

Afati kur Ministria e Financave e dorëzon qarkoren e parë buxhetore tek organizatat buxhetore është data 15 maj, ku brenda qarkoreve nxirren kufijtë buxhetor për çdo organizatë buxhetore.

Periudha maj-qershor është koha kur Qeveria mund të bëjë rishikimin e buxhetit.

Gjatë periudhës korrik-gusht, Ministria e Financave i shqyrton propozimet dhe organizon dëgjime buxhetore me organizatat buxhetore. Jo më vonë se më 31 tetor, Ministria përgatit propozimin me ndarjet buxhetore për secilën organizatë buxhetore dhe Qeveria e miraton atë.

30 shtator është data deri kur komunat duhet të përfundojnë dhe dorëzojnë propozimet e tyre të buxhetit dhe kërkesat për ndarje buxhetore tek Ministria e Financave. Për organizatat buxhetore përveç komunave, afati për dorëzimin e dokumenteve të tilla do të përcaktohet në qarkoren buxhetore.

Më 31 tetor, Qeveria miraton Buxhetin e propozuar dhe e dërgon atë në Kuvend, kurse më 31 dhjetor është afati i fundit kur kjo e fundit e miraton atë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Ekonomi
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Kalo në kategori