LAJMI I FUNDIT:

Hoti kërkon që tema e korrigjimit të kufijve të hiqet nga dialogu

Hoti kërkon që tema e korrigjimit të kufijve të hiqet nga dialogu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pret që ditët e ardhshme të gjendet konsensusi për të nxjerrë vendin nga kriza dhe se tema e korrigjimit të kufijve duhet urgjentisht të hiqet nga tavolina e dialogut dhe t’i pamundësohet çdo zyrtari të flasë për kufijtë.

Në një shkrim në Facebook, Hoti thotë se duhet të gjendet rruga që përmes zgjidhjeve të lira t’i japin Kosovës një qeveri stabile, pasi me shtyrjen e konsolidimit institucional të Kosovës përfitojnë vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë.


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të hiqet urgjentisht nga dialogu tema e korrigjimit të kufijve.

“Duhet sa më parë të nxjerrim dialogun nga qorrsokaku ku e ka futur Presidenti Thaçi me temën e korrigjimit të kufijve dhe Kryeministri me mos-ushtrimin e përgjegjësisë së tij kushtetuese. Tema e korrigjimit të kufijve duhet urgjentisht të hiqet nga tavolina e dialogut dhe t’i pamundësohet çdo zyrtari të flasë për kufijtë. Në këtë drejtim, ne presim që rezoluta të miratohet në Kuvend dhe të gjitha partitë shqiptare të tregojnë kundërshtimin e tyre për këtë temë me veprime konkrete e jo vetëm me fjalë”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe “t’i japim Kosovës një qeveri stabile, me shumicë që nuk mund të lëkundet nga përfaqësuesit politikë të serbëve për aq kohë sa janë të ndikuar nga Beogradi”.

“Vetëm me konsolidim të brendshëm e me institucione të fuqishme e stabile, në të cilat besojnë qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, mund të bindim botën demokratike të na pranojë në familje euro-atlantike. Rrugë tjetër nuk kemi. Me shtyrjen e këtij konsolidimi institucional të Kosovës përfitojnë vetëm ata që nuk ia duan të mirën Kosovës”, ka shtuar ai.

Hoti po ashtu ka thënë se LDK-ja këtë javë i dha mbështetje ligjeve për agjendën evropiane të Kosovës duke e quajtur veprim në përputhje me qëndrimin e partisë për të mos u bërë opozitë në “çështjet e interesit shtetëror siç janë ushtria, integrimi evropian dhe marrëveshjet ndërkombëtare”.

Në trend Lajme

Më shumë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa

Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa "rritje e tensioneve", për të tjerët "gjë e mençur"

Lajme
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

Komunat
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
Kalo në kategori