LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Haradinaj ka dy rrugë, të bëjë koalicion me ndonjë subjekt opozitar ose ta dërgojë vendin në zgjedhje (Video)

Hoti: Haradinaj ka dy rrugë, të bëjë koalicion me ndonjë subjekt opozitar ose ta dërgojë vendin në zgjedhje (Video)

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nga muaji prill kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur me vendin.

Hoti në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se votat e opozitës janë gati, por ato janë vetëm 58 të tilla.


“Nënshkrimet e PSD-së dhe Vetëvendosjes i kam në zyrën time. Ne jemi gati,  po për momentin votat e opozitës nuk mjaftojnë të dërgojnë para mocionin ndaj Qeverisë. Ne kemi treguar poashtu që kjo Qeveri nuk i ka 61 vota për të dërguara para ligjet më të thjeshta”, tha Hoti.

Deputeti i LDK-së thotë se me daljen e Listës Serbe nga koalicioni Qeveria nuk ka më legjitimitet, pavarësisht që edhe opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar atë Qeveri.

“Në vendet demokratike, më atë moment që një kryeministër nuk i ka votat për të çuar para agjendën qeveritare, ose jep dorëheqjen ose kërkon të provoj vetën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Opozitari thotë se në situatën aktuale një kryeministër që dëshiron të respektojë rendin demokratik do të kishte ndërmarrë njërin nga dy hapat e nevojshëm për zgjidhjen e problemit.

“Kryeministri të ftoj në tryezë ndonjërën nga subjektet politike opozitare dhe ta ftojë për bashkëqeverisje duke bërë 61 numra e të funksionojnë normalisht ose të dakordohemi për datën e zgjedhjeve. Dy rrugë janë, tjera nuk ka”, deklaroi Hoti.

Avdullah Hoti thotë se LDK-ja nuk ka qenë e gatshme të futet në Qeveri gjatë tryezave të organizuara gjatë verës nga subjektet parlamentare.

“Ne kemi thënë se nuk jemi të gatshëm të hyjmë në këtë qeverisje, por hajde të ulemi bashke dhe të nxjerrim vendin nga kriza”, tha ndër të tjera Avdullah Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori