LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Task-forca e Policisë ishte jo kushtetuese, po kritikojnë ata që kanë frikë, gjërave kemi me ju shku deri në fund

Hoti: Task-forca e Policisë ishte jo kushtetuese, po kritikojnë ata që kanë frikë, gjërave kemi me ju shku deri në fund

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sot në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth vendimin të Qeverisë për shuarjen e Task-Forcës në kuadër të Policisë së Kosovës, duke thënë se puna e saj do të vazhdojë e papenguar në të gjitha çështjet që ka pasur në shqyrtim.

Ai tha se çdo jurist e dinë që e ka të qartë se vendimi i vitit 2010 për Task-Forcën në kuadër të Policisë së Kosovës është çështje jo kushtetuese.


Sipas tij, shuarjen e kësaj Task-force janë duke u kritikuar ata që kanë frikë.

“Mund të t’ju them se janë duke kritikuar ata që kanë frikë se gjërave kemi me ju shku deri në fund dhe të mos ketë dyshime për këtë. Koha do t’i tregoj të gjitha”, tha ai.

Sipas tij, kjo task forcë ka qenë joligjore.

Tahiri: Me shuarjen e Task-forcës antikorrupsion, Hoti u bë pjesë e krimit dhe korrupsionit
Lexo po ashtu Tahiri: Me shuarjen e Task-forcës antikorrupsion, Hoti u bë pjesë e krimit dhe korrupsionit

Ai tha se pika e parë e këtij vendimi për themelimin e Taskforcës thotë se qeveria i kërkon prokurorisë të themelojë të struktura të caktuara.

“Pushtetet janë të ndara dhe qeveria nuk mund t’i kërkojë prokurorisë që të themelojë struktura të caktuara. Është çështje e prokurorisë në bazë të  ligjit se  si organizohet”, tha ai.

Ai tha se atë çfarë duhet të bëjë qeveria është që të vë në dispozicion krejt kapacitetet e veta sipas nevojave që ka prokuroria.

Haradinaj i reagon sërish Hotit pas vendimit për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit
Lexo po ashtu Haradinaj i reagon sërish Hotit pas vendimit për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit

Kryeministri i vendit tha se edhe EULEX-it i ka ndërruar mandati krahasuar me 2010.

“Atë që kemi bë ne është që me vendimin që kemi marrë është me kthy ligjshmërinë në çdo aspekt.  Është më se e qartë dhe nuk ka dilema se krejt policia, jo vetëm hetuesit është në dispozicion të prokurorisë, po jo me vendim të qeverisë por sipas ligjit”.

“Plani jonë është i qartë në këtë drejtim se kah do të lëvizim më tej, e në bazë të ligjit sigurisht”, tha Hoti, raporton Telegrafi.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe policia do të mundësojë që puna e Task-Forcës të vazhdojë e papenguar në të gjitha çështjet që ka pasur në shqyrtim.

“Edhe organogrami i Policisë duhet të përgatitet sipas ligjit. Organogrami ekzistues nuk është në përputhje me ligjin, në 2019 është miratuar por jo sipas procedurave si kërkohet me ligj.  Duhet të kthehet ligjshmëria dhe në kuadfër të organo-gramit të parashihen të gjitha strukturat…”, tha Hoti më tej.

Sipas tij, funksionimi i kësaj Task-forcë ka qenë në ajër, e padefiniuar…”.

“E treta gjatë këtyre ditëve do të shkëmbehen letra me Prokurorinë Speciale për tu siguruar që puna e kësaj Task force të vazhdojë në mënyrë të papenguar derisa të përgatitet organogrami i ri Policisë, në mbikëqyrje strikte të partnerëve ndërkombëtarë.

“Kjo është e vërteta dhe çdo interpretim tjetër nuk është i saktë dhe bëhet për qëllime tjera. Ka plotë njerëz që e kritikojnë ndoshta në mungesë të informatave….po prapë ka njerëz, zyrtarë të ndryshëm që e kritikojnë këtë dhe e pse e dinë saktë kah çon vendimi i qeverisë edhe orientimin tonë me vendos ligjshmërinë”, u shpreh në fund Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori