LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri jonë

Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri jonë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me të cilin kanë zhvilluar bisedë miqësore. 

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se dy vendet i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik.


Hoti po ashtu tha se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i Kosovës.

“Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Telegrafi/