LAJMI I FUNDIT:

Hoti akuzon Qeverinë se po i pengon komunat: Shpenzimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët historikisht

Hoti akuzon Qeverinë se po i pengon komunat: Shpenzimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët historikisht
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë Kurti se përveç se nuk i zbaton projektet e veta kapitale, i ka penguar edhe komunat në dy forma.

Ai ka thënë se kërkesat e komunave për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake kanë pritur me muaj për miratim nga Ministria e Financave, “duke humbur muajt e verës kur është koha optimale për kryerjen e projekteve kapitale”.


“Kur janë miratuar kërkesat, është bërë tepër vonë për të kryer procedurat e prokurimit dhe zbatuar ato projekte brenda vitit. Sipas ligjit, është e drejtë ekskluzive e komunave për të vendosur se për çfarë do t’i përdorin të hyrat vetanake. Kërkesat për bartje të të hyrave vetanake miratohen sipas procedurave formale ligjore dhe nuk i nënshtrohen diskrecionit të Ministrit të Financave”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Po ashtu, ka akuzuar ekzekutivin se ka mbajtur të bllokuar shumë gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke bllokuar shumë projekte kapitale për të cilat sipas tij, ka pasur ankesa.

“Kjo e ka vonuar edhe më tutje zbatimin e projekteve kapitale qendrore dhe lokale”, ka shkruar tutje deputeti opozitar.

Shpenzimet kapitale të nivelit qendror sipas tij, janë në nivelin më të ulët historikisht prej 9 për qind.

“Ndërkaq, sot në Pejë, Qeveria u kërkon  Kryetarëve të Komunave Qeveria t’u bëjnë presion kompanive që të kryejnë punët në terren për projekte që janë të komunave”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori