LAJMI I FUNDIT:

Hoqën dorë nga puna në Washington për të udhëtuar nëpër botë me moton, “njerëzit nuk janë të këqij” – çifti vritet nga ISIS-i në Taxhikistan (Foto/Video)

Hoqën dorë nga puna në Washington për të udhëtuar nëpër botë me moton, “njerëzit nuk janë të këqij” – çifti vritet nga ISIS-i në Taxhikistan (Foto/Video)

Jay Austin dhe Loren Gogegan kishin vendosur të heqin dorë nga vendet e tyre të punës në Washington, për të udhëtuar nëpër botë.

“Jam lodhur duke i kaluar ditët më të mira të jetës duke qëndruar para ekranit televiziv”, ka shkruar Jay në blogun e tij para se të jepte dorëheqje, transmeton Telegrafi.


Çifti rreth të ’30-ve udhëtimin e tyre nëpër botë e kishin dokumentuar duke publikuar foto në Instagram dhe në blogun e përbashkët. Gjatë udhëtimit, ata vizituan dhjetëra shtete për ta dokumentuar se njerëzit nuk janë të këqij.

Every rest day is a pancakes day. 🥞🥞

A post shared by Jay Austin (@simplycycling) on Jun 13, 2018 at 2:55am PDT

“Fjalëve dhe rrëfimeve nuk duhet besuar plotësisht, e në veçanti atyre rrëfimeve që pretendojnë se njerëzit janë të këqij. E keqja është një koncept i shpikur për të bërë dallime të panevojshme”, ka deklaruar muaj më parë Jay.

Megjithatë, këtë teori nuk arritën ta dëshmojnë pasi u vranë gjatë udhëtimit të shumëpritur. Aventura më e madhe e tyre përfundoi tragjikisht dy javë më parë, dhe atë në mënyrën më të tmerrshme të mundshme derisa po udhëtonin nëpër Taxhikistan.

♥️👆👩

A post shared by Jay Austin (@simplycycling) on May 5, 2018 at 5:00am PDT

Gjatë 29 korrikut po vozisnin biçikletat në Taxhikistan kur një veturë me pesë burra i shtypi me vetëdije së bashku me dy çiklistë tjerë, njëri nga Zvicra e tjetri nga Holanda.

Fifteen minutes later, good as new. 👍 ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ 👎 … or not. We replaced Lauren's punctured tube with an old tube we'd been carrying, evidently with a busted valve, and it started going flat after just a few hundred meters. We stopped to change the tire again, but the valve wouldn't release enough air to get the tire off the rim. As the sun set, we found ourselves stuck with a tube too flat to ride on, but too full to take off. After a series of desperate jabs through the tire with safety pins, and underneath with a knife, we managed to create enough new punctures to get the tube adequately deflated. 🔪🗡️ We then patched the original tube (twice, as the screw had gone all the way through to the other side), blew it back up, and were on our way (in the dark) without further incident. 🙂 The defective tube was promptly tossed. 🗑️

A post shared by Jay Austin (@simplycycling) on Jan 15, 2018 at 8:07am PST

Dy ditë më vonë, organizata terroriste “Shteti Islamik” ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj çiklistëve, kurse të gjitha janë konfirmuar në një video rrëqethëse kur shihet momenti i ekzekutimit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori