LAJMI I FUNDIT:

“Home”, filmi më i shikuar (Video)

“Home”, filmi më i shikuar (Video)

Filmi i animuar, “Home”, ishte më i shikuari i fundjavës që lamë pas duke kryesuar në ‘box office’.

Nga shitja e biletave në kinematë amerikane dhe kanadeze, ky film ka përfituar 54 milionë dollarë.

Në këtë mënyrë, i ka dalë parapara komedisë “Get Hard” që përfitoi 34.6 milionë dollarë.


Vendi i tretë i takoi filmit “The Divergent Series: Insurgent” (22 milionë dollarë).

“Cinderella” (17.6 milionë dollarë) u rendit në vend të katërt, derisa top-pesëshen e mbylli “It Follows” (katër milionë dollarë).

Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në fundjavën që lamë pas:

  1. Home – 54 milionë dollarë
  2. Get Hard – 34.6 milionë dollarë
  3. The Divergent Series: Insurgent – 22 milionë dollarë
  4. Cinderella – 17.5 milionë dollarë
  5. It Follows – 4.0 milionë dollarë
  6. Kingsman: The Secret Service – 3.0 milionë dollarë
  7. Run All Night – 2.2 milionë dollarë
  8. The Second Best Exotic Marigold Hotel – 2.18 milionë dollarë
  9. Do You Believe? – 2.15 milionë dollarë
  10. The Gunman – 2 milionë dollarë

/Telegrafi/