Elton John dhe Britney Spears do të publikojnë duetin e tyre “Hold Me Closer” të premten, më 26 gusht.

Reklama

Kënga e yllit të “Tiny Dancer” do të jetë e disponueshme në të gjitha platformat digjitale.

Kështu ka bërë të ditur këngëtari legjendar britanik në llogarinë e tij në Instagram, duke postuar njërën në kolazh me dy foto nga fëmijëria dhe dy fotot e fundit të dy këngëtareve.

View this post on Instagram

A post shared by Elton John (@eltonjohn)

“26 gusht #HoldMeCloser”, thuhet në mbishkrim.

Një vit më parë, Elton John njoftoi tërheqjen me një turne të fundit dhe një album të quajtur “The Lockdown Sessions”.

Të gjitha lajmet nga Britney Spears Të gjitha lajmet nga Britney Spears

Aty përfshihej “Cold Heart”, një nga këngët më të suksesshme të vitit të kaluar, në bashkëpunim me Dua Lipën dhe PNAU.

Reklama

Tani, artisti ka bashkuar forcat me një Spears të lirë, e cila gjithashtu kishte një anë të errët të kaluar.

Reklama

Dy yjet me siguri kanë përgatitur një hit të vërtetë, edhe pse do të duhet të presim të premten e ardhshme për ta dëgjuar. /Telegrafi/

Elton John dhe Britney (Foto: Getty Images)