LAJMI I FUNDIT:

Holandezët e nderuan Pandevin në ndeshjen e tij të fundit me Maqedoninë e Veriut

Holandezët e nderuan Pandevin në ndeshjen e tij të fundit me Maqedoninë e Veriut
(Foto: Twitter/Uefa Euro 2020)

Holanda e ka nderuar sulmuesin e Maqedonisë së Veriut për paraqitjen e 122-të dhe të fundit me fanellën e përfaqësueses.

37-vjeçari, i cili debutoi në skenën ndërkombëtare në vitin 2001 gjatë një ndeshjeje kualifikuese të Kampionatit Botëror ndaj Turqisë, është nderuar me një dhuratë të personalizuar para ndeshjes ndërmjet dy skuadrave.


Kapiteni i Holandës, Georginio Wijnaldum, ka pozuar me Pandevin, ndërkohë që të dy kanë mbajtur fanellën e Tulipanëve me numrin 122 që i referohej numrit të paraqitjeve të tij.

(Foto: Twitter/Sporf)

Në javën e kaluar, sulmuesi konfirmoi se ndeshja e Kampionatit Evropian ndaj ekipit të Frank de Boer do të ishte e fundit për të me fanellën e përfaqësueses.

Holanda kryen detyrën ndaj Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Holanda kryen detyrën ndaj Maqedonisë së Veriut

“Po, kjo është ndeshja ime e fundit me fanellën e Maqedonisë. Ky është fundi i karrierës sime me ekipin përfaqësues. Jam i gëzuar që mund të them lamtumirë në këtë mënyrë. Jam i lumtur që mund të pensionohem në këtë mënyrë. Mund të them se nuk kam mundur të kërkoj lamtumirë më të mirë”, kishte deklaruar ai.

Maqedonia e Veriut realizoi kualifikimin historik në një Kampionat Evropian, megjithëse i humbi të tria ndeshjet grupore. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >