LAJMI I FUNDIT:

Holandë, inflacioni nën zero

Holandë, inflacioni nën zero

Inflacioni në Holandë ka rënë në territor negativ për herë të parë pas 30 vjetësh sipas të dhënave për muajin korrik. Shënimet e Entit të Statistikave të Holandës tregojnë se inflacioni i tillë ka ndodhur si pasojë e rritjes së ngadalshme të çmimeve në qiratë e shtëpive, ushqimit, naftës dhe pushimeve.

Indeksi i çmimit të konsumit është regjistruar me -0.3, hera e parë kjo që inflacioni ka rënë nën zero prej dhjetorit të vitit 1987. Çmimet e qirave kanë qenë faktor i rëndësishëm për këtë. Këto çmime janë rritur për 1.8 për qind, një rritje më e vogël se 2.4 për qind i vitit të kaluar.


“Jeta është bërë pak më e lirë”, ka thënë shefi i Entit të Statistikave të Holandës, Peter Hein van Mulligen.

“Për shkak se çmimet e qirasë luajnë rol të madh sa i përket shpenzimeve, këto çmime kanë ndikim të përgjithshëm”, ka thënë van Mulligen.

Sidoqoftë, kjo është hera e parë që çmimet e energjisë nuk kanë ndikuar në inflacionin e vendit. /Telegrafi/